AKTUALITET, 30 Dhjetor 2019, 13:43

Kasano: 80% e lojtarëve nuk e meritojnë Milanin, por Ibrahimoviç do t’i nxisë

Kasano: 80% e lojtarëve nuk e meritojnë Milanin, por


Milani po kalon momente të vështira në kampionat teksa skuadra edhe pas ndryshimit të trajnerit, ku drejtimin e mori Pioli nuk ka dhënë shenjat e duhura. Ndaj, drejtuesit e kuqezinjve bënë çmos për të të afruar në skuadër, Zllatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez pavarësisht moshës shihet si shpëtimtar i situatës, teksa së fundmi transferimin e sulmuesit e ka vlerësuar edhe Antonio Kasano. Ish-futbollisti është se shprehur se 80% e lojtarëve aktualë nuk e meritojnë Milanin, megjithatë Ibra mund t’i nxisë ata për të dhënë më shumë.

“E prisja ta shihja sërish te Milani. Është i afeksionuar pas qytetit dhe i lidhur me Milanin. Pas Van Basten dhe Ronaldos, është nënta më e fortë e 30 viteve të fundit.

Vetëm Mesi ka fituar më shumë se ai, është thuajse 39-vjeç por është një Fenomen që do të bëjë diferencën dhe jam i sigurt.

Flasim për një që ka shënuar 53 gola në 56 ndeshje në MLS, ku ka pak kualitet por vrapohet shumë. Ka një mentalitet impresionues.

Jo rastësisht ka fituar 33 tituj. Sot 80% e lojtarëve nuk e meritojnë Milanin. Është një shoqëri që meriton tjerë futbollistë, por Ibra do t’i nxisë edhe ata”, u shpreh Kasano.