TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli ka nisur bisedimet për afrimin e parë në merkaton e janarit.
Trajneri i ri, Xhenaro Gatuzo ka kërkuar një mbrojtës krahu të djathtë duke qenë se Gulam nuk jep garanci fizike. Tekniku ka kërkuar një nga ish-futbollistët e tij te Milani, Rikardo Rodrigez.
Zviceriani në këtë sezon ka përfunduar në stol, teksa në pozicionin e tij ka shkëlqyer Teo Hernandez, futbollisti i huazuar nga Real Madrid.
Në këtë formë, Rodrigez ka qenë i hapur për të gjetur një marrëveshje dhe agjenti i tij është hapat e fundit të dakordësisë me Napolin. Mbetet për t’u gjetur formula e duhur me Milanin, ndërsa bëhet fjalë për huazim me të drejtë blerja në fund të sezonit.