TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas zgjedhjes së Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është caktuar edhe zv/Prokuror i Përgjithshëm. Mësohet se në këtë post është zgjedhur Thoma Jano.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela është shprehur se sfida në 2020 është lufta për hetimin e pastrimit të parave. Ai u shpreh më tej se gjatë 2020-tës do të “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.
Kush është Thoma Jano?
Jano në vitin 1997 ka qenë kreu i Prokurorisë së Tiranës. Ai ka mbajtur postin si zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve në kohën kur Fatos Nano drejtonte qeverinë.
Më vonë, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kur ky institucion drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe më pas nga Ina Rama.
Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.