TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një numri të paprecedent reagimesh nga politikanët, por edhe nga mbarë populli shqiptar, për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi shumë shumë i rëndësishëm, i zëdhënëses së qeverisë së Edi Ramës, Elisa Spiropali, për këtë marrëveshje të arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Më shumë se sa për marrëveshjen mes palëve, Spiropali ka komentuar "ligësinë politike" të disave, duke u shprehur se "patrioti" shpesh quhet tradhëtar në vendin tonë. Spiropali nuk flet me emra konkretë, por me gjasë, kjo është një referencë ndaj patriotizmit të thellë të Edi Ramës dhe ligësinë e madhe të opozitës.
"Patrioti quhet tradhëtar dhe tradhëtari patriot. Nga anët tona vështirë të shpëtosh nga të tilla shpērthime folklorike të ligēsisë politike. Sa mirë që ekzistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në historinë e shqiptarëve gjithnjë kanë ditur të ndajnë jo vetëm shapin nga sheqeri, por edhe bukën nga hēlmį. Urime Kosovë! Faleminderit SHBA!", shkruan Spiropali.
/TPZ.al/