AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 21:08

Bushati për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresojmë ti hapë rrugën procesit të njohjeve të ndërsjellta

Bushati për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresojmë ti

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas Bushatit, kjo marrëveshje është një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me shpresën për ti hapur rrugën procesit të njohjeve të ndërsjelltë mes dy vendeve.

Një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrdhënieve ekonomikë të cilat shpresojmë ti hapin rrugën për procesin e njohjes dhe pajtimit të ndërsjellë. Shumë të mirëpritura lajmet për vendosjen e rrugëve diplomatike për stabilitetin në rajon!”, shkruan ish-ministri.