TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një status i Presidentit Trump, pas marrëveshjes ekonomike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe pas lajmit se Izraeli do të njohë shtetin e Kosovës, ka trazuar opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.
Kjo për faktin se Trump, i është referuar Kosovës si një vend me shumicë muslimane dhe se ka folur për një hap drejt paqes në Lindjen e Mesme.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë komentuesve në Twitter-in e Trump, të cilët thonë se Kosova është një vend europian dhe jo një vend musliman.
"Një tjetër ditë e madhe për paqen me Lindjen e Mesme - Kosova me shumicë muslimane dhe Izraelit të cilët kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Ju lumtë! Më shumë vende Islamike dhe Arabe do të pasojnë", shprehet Trump.
Ditën e sotme Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike, për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Marrëveshja u nënshkrua në zyrën ovale, me prezencën e presidentit Donald Trump, i cili duket se mori meritat për këtë takim mes palëve edhe pse marrëveshja nuk e zgjidh statusin përfundimtar të Kosovës. /TPZ.al/
