AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 18:38

Vendimi final, flet Lionel Messi: Do të qëndroj te Barcelona!

Vendimi final, flet Lionel Messi: Do të qëndroj te Barcelona!


Leo Messi ka “thyer heshtjen”, duke folur rreth së ardhmes së tij. Në një prononcim për Goal, ylli argjentinas zbulon se nuk do të largohet nga Barcelona, vendim që lumturon popullin katalanas.

Kurrë nuk do të largohem nga ky klub për shkaqe ligjore, kështu që do të vazhdoj të jem pjesë e Barcelonës. Ka qenë një vit i komplikuar dhe disa herë i kam shprehur drejtuesve dëshirën time për t’u larguar.

Kam vuajtur shumë gjatë stërvitjeve, ndeshjeve dhe në dhomat e zhveshjes. Doja të provoja një sfidë të re, kjo nuk ka lidhje fare me humbjen 8-2 kundër Bayern Munchen. I thoja gjithmonë presidentit Bartomeu, i cili më përgjigjej se do të bisedonim në fund të sezonit.

Ai nuk e mbajti fjalën që më dha. Jam ndjerë keq nga shumë fjalë që kanë qarkulluar, pasi askush nuk duhet ta vërë në dyshim dashurinë time për Barcelonën. Mos harroni që kam pasur gjithmonë mundësi për t’u larguar edhe në të kaluarën.

Mund të fitoja edhe më shumë para, por nuk e kam bërë dhe kam zgjedhur të qëndroj te Barça. Gjithmonë kam thënë që këtu është shtëpia ime, por këtë radhë e ndjeva që duhet të lëvizja, për të provuar sfida të reja dhe arritur objektiva të tjera“, deklaron Messi.