AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 19:39

Thaçi-Netanyahu-t: Kosova do të mbajë premtimin për të vendosur ambasadën në Jerusalem

Thaçi-Netanyahu-t: Kosova do të mbajë premtimin për

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas njoftimit nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, për njohjen e Kosovës.

Ai shprehet se e mirëpret qëllimin e mirëfilltë për të njohur Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes vendeve.

“Kosova do ta mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në Jeruzalem”, shkruan Thaçi.

Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas marrëveshjes për njohje reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës u shpreh: Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem. Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, tha ai.

Sakaq njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.