TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stambolli i jep goditjen e dytë dhe finale presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfoi kandidati i opozitës, Ekren Imamoglu i CHP, presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.
Në zgjedhjet e 31 marsit Imamoglu fitoi me një diferencë të ngushtë prej 0.2%, por Këshilli i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.
Këtë diel në Stamboll u rivotua dhe kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17.00. Nga të dhënat paraprake kandidati i opozitës kryeson me 54.03% të votave përballë rivalit, ish-kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45.09% të votave.
Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin pasi ai konsiderohej si bastion i tij për gati 2 dekada