AKTUALITET, 23 Qershor 2019, 16:49

“Po ushtron dhunë nga zyra”, Rama akuzon Metën nga Dropulli

“Po ushtron dhunë nga zyra”, Rama akuzon Metën nga

Kryeministri Edi Rama pas vizitave që bëri ditën e sotme në Përmet dhe Tepelenë është ndalur në Dropull ku prezanton edhe kandidartin për këtë bashki, Dhimitër Tolën.

Teksa mbajti fjalën e tij Rama nuk harroi edhe të ironizonte veprimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryeministri u shpreh se Meta po ushtron dhunë anti-kushtetuese.

“Këta janë bërë njësoj, opozita nga rruga ndërsa Presidenti nga zyra. Presidenti ushtron dhunë anti-kushtetuese.

Por ne duhet t’i tregojmë botës se drejtësia funksionon dhe se është populli ai që i zgjedh partitë. Këta nuk kanë asnjë program shikojeni vetë lidershipin,”- tha Rama ndër të tjera.