TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtues të PS-së kanë vijuar edhe ditën e sotme takimet elektorale në kuadër të votimeve të 30 qershorit. Pasditen e së dielës ai do të jetë në qytetin e Gjirokastrës për tu takuar me banorët dhe për të prezantuar kandidatin e PS.
Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë turin e takimeve elektorale. Protestuesit kanë protestuar me thirrjet “Rama ik”, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën.
Policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor. Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë. Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites.