AKTUALITET, 23 Qershor 2019, 16:22

Paralajmërimi i Ramës për opozitën: S’do të guxoni të dilni mbi ligjin

Paralajmërimi i Ramës për opozitën: S’do të

Edi Rama ka paralajmëruar nga Dropulli se pas 30 qershorit asnjë politikan nuk do të guxojë dot më të dalë mbi ligjin, pasi sipas tij, do të dështojë. Gjatë takimit elektoral, Rama është shprehur se djegia e mandateve dhe e gomave nuk do të sjellë fitore.

“30 qershori nuk është thjesht çështje kush do të dalë kryetar bashkie, por kush do të kontribuojë me votën e tij për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie, për t’i thënë politikanëve njëherë e mirë se ‘ju nuk jeni mbi ligjin dhe kush nga ju guxon të dalë mbi ligjin, është i destinuar të dështojë, nuk ka shans të fitojë’. Djegia e mandateve, e gomave nuk sjell fitore”, është shprehur kreu i qeverisë.