AKTUALITET, 6 Prill 2020, 21:38

LAJM I FUNDIT/ Një tjetër rast me Covid-19 në Elbasan, infektohet pronari i një lokali

LAJM I FUNDIT/ Një tjetër rast me Covid-19 në Elbasan, infektohet

Një tjetër rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Elbasan, duke e çuar në 11 numrin e personave të infektuar me Covid-19.

Burime për Abc News bëjnë me dije, se personi i prekur është pronari i një restoranti në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

Në këtë restorant konfirmohet se, kanë qenë të pranishëm dhe janë infektuar një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara pozitivë në Elbasan.

Mjekët dyshojnë se, mund të jetë infektuar edhe kasapi, i cili e furnizonte me mish restorantin./