TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turqia shënoi në 24 orët e fundit 75 viktima si pasojë e COVID-19 me një total prej 649 personash.
Nga testet e kryera po gjatë kësaj periudhe 3,148 persona rezultuan pozitiv me koronavirusin e ri ku në vend janë gjithsej 30,217 të infektuar.
Aktualisht 1,415 persona ndodhen në terapi intensive ndërsa 966 të tjerë janë vendosur janë të pajisur me respiratorë.
Numri total i personave që janë shëruar nga virusi, është 1,326.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se në javët e ardhshme do të shtohet numri i testimeve që do të kryhen në vend ku do të arrijë mbi 30 mijë tampone në ditë.
Ditën e sotme Presidenti Recep Tayip Erdogan, vendosi masa më të rrepta dhe izoluese në vend.
Transporti interurban do të pezullohet për 31 qytete. Të gjithë qytetarët do të duhet të pajisen me maska kur të dalin në pazar apo në vende publike.