AKTUALITET, 14 Maj 2020, 19:43

Shkon mbi 300 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën, mbi 4.4 milionë të infektuar

Shkon mbi 300 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në

Ka shkuar mbi 300 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën, kurse numri i të infektuarve nga Covid-19 deri tani ka shkuar mbi 4.4 milionë persona.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë globin ka shkuar në mbi 4.4 milionë njerëz ose saktësisht 4,485,940 persona.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 deri tashmë ka shkuar në 300 674 individë.

Ndërsa, numri i të shëruarve me koronavirus në mbarë rruzullin, deri tashmë ka shkuar në 1,687,565 individë.

Numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi e ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 1,4 milionë persona, pasuar nga Spanja, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Brazili, Franca e Gjermania.