AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 11:50

LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së PS-së

LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prej orës 09:00 të kësaj të hëne kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja e thirrur urgjent po zgjat tej parashikimeve pasi larg kamerave, “kupola rozë” po diskuton zhvillimet e fundit. Burime të lapsi.al thanë se në axhendë janë zhvillimet e fundit si dhe performanca e disa ministrive pas më shumë se një viti në detyrë në këtë mandat të dytë.

Një nga pikat e diskutimeve është roli i Forumit Rinor Eurosocialist të cilën Rama e ka akuzuar për inaktivitet gjatë protestës 17-ditore të studentëve.

Përpara mbledhjes është përfolur edhe për ndryshime në qeveri, por gjithçka mbetet në kuadër të hamendësimeve pasi ende nuk ka asgjë konkrete.

Pas 4 ditësh, më 28 dhjetor, PS mbledh edhe Asamblenë Kombëtare, një mbledhje e paparashikuar në kalendar.