TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spektakël dhe gola në supersfidën tjetër të javës së 13-të të Kategorisë Superiore mes Laçit dhe Kukësit me Shpëtim Duron që mposhti ish-skuadrën duke zhytur në krizë rezultatesh verilindorët. Në Laç kurbinasit triumfuan 3-2 në një ndeshje të cilën e kryesuan 3-0 por lëshaun disi në lojë pas minutës së 60-të.
Një fitore që e ngjiti Laçin direkt e në vendin e dytë me 20 pikë teksa në skuadër ndihet dora e Duros ndërsa Kukësi që në 5 javët e fundit ka grumbulluar vetëm një pikë zbriti në vendin e 6-të me 17 pikë.
Emiliano Musta ishi i madh i sfidës hapi serinë e golave pas 12 minutash lojë duke kaluar Laçin në epërsi ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Dave Harmon dhe Xhixha në minutat 46 dhe 50 hipotekuan fitoren e Laçit duke e çuar rezultatin në 3-0. Agim Ibraimi në të 64-ën dhe Eze në minutën e 92-të ngushtuan shifrat në 3-2 duke kthyer në gola dy penallti por vetëm kaq për Kukësin e Hallaçit që edhe nga kjo sfidë doli pa pikë. Laçi nga ana tjetër e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Musta në të 82-ën mori kartonin e dytë të verdhë.
Barazim pa gola në Ballsh mes Bylisit dhe Tiranës në një ndeshje të luftuar por jo shumë të bukur për t’u parë për shkak të terrenit të rënduar nga reshjet e shiut.
Barazim edhe në ndeshjen tjetër mes Kastriotit dhe Skënderbeut por ai në Kamëz ishte një barazim vërtet dramatik me shifrat 2-2. Qëndërmbrojtësi Silvestër Shkalla i dha epërsinë krutanëve pas 24 minutash lojë, por në pjesën e dytë në minutat 64 me Mensah dhe 84-t me Kosta Vangjelin Skënderbeu realizoi dy herë duke përmbysur rezultatin. Atëherë kur u mendua se Skënderbeu do të merrte fitoren e 2-të rresht Xhulio Mehmeti në minutën e 5-të shtesë realizoi një gol të rëndë me kokë duke i hequr fitoren nga duart korçarëve dhe duke i dhënë një pikë Kastriotit.