TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paolo Maldini vijon të kërkojë përforcime në tregun francez për Milanin dhe së fundi ka intensifikuar kontaktet për mbrojtësin e Strasburgut, Mohamed Simakan dhe mesfushorin e Touluse, Emmanuel Kone.
Megjithatë akordim mungon dhe ndërkohë që Maldini vijon negociatat, dy klube të Bundesligës janë përfshirë në garë, duke komplikuar edhe më shumë punën për drejtuesin e klubin kuqezi.
Kjo pasi siç raportojnë mediat franceze, Borussia Monchengladbach ka arritur marrëveshjen me Touluse për mesfushorin 20-vjeçar Emmanuel Kone dhe aktualisht po negocion me menaxherët këtij të fundit, ndaj shumë shpejt mund të kompletohet transferimi.
Milani ka një akord paraprak me mesfushorin Kone, por po has vështirësi në negociatat me klubin francez të Touluse, pasi ata kërkojnë 15 milionë euro, nga 7 milionë plus bonuse që janë gati të paguajnë kuqezinjtë.
Pak a shumë e njëjta situatë edhe për Mohamed Simakan, i cili ndiqet nga Maldini që prej verës së kaluar dhe Milani ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin, por nuk po gjen gjuhën e përbashkët me klubin e Strasburgut.
Së fundi Maldini ka shprehur gatishmërinë për të paguar 15 milionë euro kesh dhe dy të tjera në formë bonusi, ndërsa francezët nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre për 18+2 milionë euro.
Për ta komplikuar edhe më shumë punën e milanezëve, ka menduar klubi gjerman i Leipzig, që prej ditësh është futur në negociata si me mbrojtësin e talentuar, ashtu edhe me Strasburgun.
Gjithsesi misioni francez për Maldinin vijon, pasi drejtori teknik i Milanit dëshiron të përforcojë me çdo kusht organikën e kuqezinjve, duke qenë se Stefano Pioli po has vështirësi të shumta për shkak të dëmtimeve.