TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vllaznia ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Teutën, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në kampionat dhe duke u shkëputur në krye me +9 pikë diferencë.
Kjo formë e Vllaznisë, padyshim që ka rritur edhe entuziazmin te tifozët shkodranë, të cilët pavarësisht se e kanë të pamundur të jenë të pranishëm në stadium, nuk mund të rrinë pa e festuar fitoren e skuadrës së tyre.
Në një video të siguruar nga “Panorama Sport”, shihen tifozët shkodranë te cilët në kor këndojnë për Vllazninë pas triumfit të sotëm. Tifozët e vendit ku dashurohet futbolli, duken shumë të lumtur me ecurinë e skuadrës së tyre, teksa do të donin më shumë se kurrë të ishin në stadium, për t’i dhënë zemër skuadrës së tyre.
Jashtë stadiumit “Loro Boriçi” ka pasur festë të tifozëve pas fitores me Teutën, siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme.