TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj do ta mbyllë këtë sezon te Napoli edhe pse është në skadencë kontrate me të kaltrit. Këtë e deklaron me bindje për mediat italiane, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Mario Giuffredi, i cili në një intervistë foli për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, duke nënvizuar se për momentin Hysaj ndihet mirë te skuadra e Gattusos edhe pse shanset që të largohet në verë janë të mëdha.
“Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon tek Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodh. Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.