SPORT, 9 Janar 2021, 14:45

Simeone qetëson tifozët e Atleticos: Me drejtuesit e klubit jam në sintoni të plotë, qëndroj këtu!

Simeone qetëson tifozët e Atleticos: Me drejtuesit e klubit jam

Pas eliminimit të Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit nga modestët e Cornellas në Spanjë qarkulluan zëra për një largim të Diego Simeones pas 10 vitesh nga stoli i Los Colchoneros.

Por të hedhur poshtë këto aludime dhe për të qetësuar të gjithë tifozët e Atleticos ka menduar vetë trajneri argjentinas i cili në një intervistë ka hedhur poshtë zërat për një lamtumirë të tij të parakohëshme nga stoli i Los Colchoneros duke nënvizuar se marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë në sintoni të plotë.

Simeone ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022 por gjasat janë që ai të rinovojë gjatë muajve në vazhdim.