TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse në letër duket mision i pamundur, Laçi do të kërkojë mrekullinë ndaj Anderlehtit, në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Po cilët do të jenë rivalët e mundshëm të kurbinasve në rast të një kualifikimi të çmendur, ndaj gjigantëve belgë?
Kjo gjë pritet të mësohet saktësisht ditën e hënë, ku do të hidhet edhe shorti për fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës. Kurbinasit e Shpëtim Duros, mund të vazhdojnë me përballjet e ferrit edhe në rast kualifikimi të mundshëm ndaj Andërlehtit. Triumfi ndaj Krajovës, e ka pozicionuar Laccin, në grupin e favoritëve.
Nëse bardhezinjtë do të arrijë të kualifikohen ndaj belgëve, atëherë mund të përballen me një prej fitueseve 3 çifteve:
Kolos Kovalivka-Shakhtar Karagandi
Rosenborg-Domzhale
Vitese-Dundalk
Si dhe humbësin e çiftit:
Gallatasarai-St Xhonson
Ndryshe nga 3 përballjet e para, që janë të vlefshme për Ligën e Konferencës, sfida mes Gallatasarait dhe St Xhonson është për turin e tretë të Ligës së Europës. Vitese dhe Gallatasarai duken 2 rivalët më të frikshëm në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës.