TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisori Edmond Budina, duke folur për “News24” drejtpërdrejtë nga Teatri Kombëtar tha se ai dhe kolegët e tij artistë janë luftëtarë të lirisë.
Budina u shpreh se ai dhe kolegët do ta mbrojnë Teatrin deri në fund, duke shtuar se godina e Teatrit Kombëtar përbën vlerë kulturore europiane, e si e tillë duhet mbrojtur.
Regjisori Edmond Budina:
Shkronjat mbajnë në këmbë Teatrin Kombëtar. Ky është shesh lirie. Gjesti i qëndrimit në teatër tregon se jemi luftëtar të lirisë. Ne kemi mbi 2 vjet që mbrojmë teatrin. Fakti që po e mbron Europa, tregon se ne kemi qenë me të drejtën.
Fakti që Europa e merr në mbrojte, dëshmon se ne jemi me qytetarët. Kjo pjesë kulturore europiane duhet të mbrohet si e tillë.
Ky pushtet i pabesë, siç ka vepruar me daljen e pushtetarëve më të lartë qendror e lokalë, duhet të ndalet. Ky teatër nëse do të bjerë, nëse bie, do bjerë bashkë me ne.
Do të duhet të gjejmë lekë për restaurimin e Teatrit Kombëtar. Mundësia e financimit nga shqiptarët e Europa ekziston. Shqiptarët kanë dhënë para për tërmetin, jo më për Teatrin, që është pasuri kombëtare.