AKTUALITET, 20 Maj 2019, 08:39

Ky është shqiptari që garon si kandidat për këshillin e prefekturës së Selanikut

Ky është shqiptari që garon si kandidat për këshillin e


Luan Zyka është një emër i njohur për politikën, diplomacinë, shkencën, kulturën. Prej vitesh ai jeton në Greqi dhe tashmë garon si kandidat për këshillin e prefekturës së Selanikut. Selaniku me rreth 2 milion banorë nga të cilët pritet të votojnë më 26 maj rreth 80 % të votuesve.

Zyka për këto zgjedhje ka deklaruar se fushata po ecën mirë dhe nëse fiton do të jetë në krahë të shqiptarëve. Ai ka theksuar se shqiptarëve nuk ju premton dot viza dhe leje qëndrimi në shtetin grek por do të jetë shumë pranë problemeve të tyre.

“Fushata po shkon mirë, është një traditë e bukur. Të bën të njohësh hallin e njerëzve.

Ftesa që është bërë nga grekët nuk është vetëm i ndikuar nga shqiptarët, pasi këtu janë në numër të madh. Por mbi të gjitha është por e “detyruar” nga vendi që kanë shqiptarët në shoqërinë greke. Besoj se do të mbështesin dhe shumë grekë.

Detyrat që më kanë dhënë janë në fushën e ekonomisë dhe kulturës. Unë nuk bëj premtime që shqiptarëve t’u jap viza apo leje qëndrimi.

Unë do bëj çfarë të jetë e mundur që të zgjidhë shumë probleme të shqiptarëve këtu.

Shqiptarët kanë shumë halle por më kanë bërë për vete ndërgjegjësimi i shqiptarëve”, është shprehur ai për Tv Tribuna.