AKTUALITET, 19 Maj 2019, 20:58

Humbi dy fëmijët nga zjarri, babai nuk mban dot lotët në studio (VD)

Humbi dy fëmijët nga zjarri, babai nuk mban dot lotët në


Unë jam Klarenc Lelaj, banoj në Vlorë. Në 4 Janar të 2011-s më ndodhi një ngjarje e rëndë, një fatkeqësi e rëndë… Më fal, më fal… do më falësh”. Ndonëse kanë kaluar 8 vjet nga kjo ngjarje tragjike, Klarenc Lelaj e ka të vështirë të përmbajë lotët. Atë 4 Janar, ai dhe bashkëshortja e tij humbën 2 fëmijët e vegjël, 3 dhe 4 vjeç. Për shkak të vështirësive ekonomike, ata punonin gjatë natës dhe fëmijët e mitur i linin vetëm në shtëpi.

https://www.youtube.com/watch?v=X4GuZZLD0Zw&feature=player_embedded

Eni Çobani: Është totalisht e mirëkuptuar çdo lot i yti, kështu që kërkojmë ndjese ne, shqiptarët e tjerë, që akoma Shqipërisë nuk i kemi falur dot atë siguri jete që njerëzit të kenë mundësi të rrisin fëmijët e qetë. Sepse të dalësh natën, të dy bashkëshortët dhe të lesh dy fëmijë në shtëpi nuk është e lehtë, por nevoja ekonomike bën shumë familje të mbërrijnë në këto sakrifica.

Zoti Lelaj tregon më tej si ndodhi ngjarje e rëndë.

“Si pasojë e një tensioni të ardhur nga kabina brenda në shtëpi… pasi unë me bashkëshorten punonim në pastrim, e merrnim punën në orën 1 e gjysmë të natës dhe e linim në 3 të mëngjesin. Kishin një periudhë kohe që punonim, për të siguruar jetesën e fëmijëve”.

Eni Çobani: Kishit kaq siguri që t’i linit vetëm dy fëmijë të vegjël?

Klarenc Lelaj: Kishim siguri në kuptimin që unë i kisha lënë të gjitha të siguruara, të mbyllura. Madje edhe salvavitat atë ditë që ndodhi ngjarja unë i kisha ulur dhe nuk kuptoj sesi ka ardhur tensioni i lartë brenda në shtëpi. Kjo është absurde. Shumë të siguruar ikëm në punë dhe kur u kthyem gjetëm atë që kishte ndodhur.