AKTUALITET, 19 Maj 2019, 18:53

Vlorë/ Makina përplas autobusin e shkollës, një i plagosur

Vlorë/ Makina përplas autobusin e shkollës, një i plagosur


Një aksident është shënuar sot në Orikum të Vlorës, ku një automjet tip “Fiat” është përplasur me një autobus nxënësish, i cili famirësisht ishte bosh në momentin e incidentit.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar vetëm drejtuesi i mjetit tip “Fiat”. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit apo edhe identiteti i drejtuesit të mjetit tip “Fiat”.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin.