TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë rënë në pranga dy të rinj, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa mbi ta rëndojnë akuza për ngjarje të rënda kriminale.
Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë operacionit “VERSACE”, të arrestuarit janë shtetasit A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë.
Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Po kështu shtetasit A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në cilësinë e provës matëriale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton.
Matërialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.