AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 21:35

Zyrtari i lartë i DASH flet për krizën në Shqipëri: Duhej zgjidhur brenda kuadrit kushtetues. Bojkoti nuk ishte ajo që..

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka publikuar në Twitter një qëndrim ë Ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, Philip Reeker.

Sipas ambasadorës, Reeker është shprehur se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike.

Bojkoti i opozitës sipas ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, nuk ishte ajo që shpresonte SHBA.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike.

Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka deklaruar Philip Reeker Ndihmës sekretar shteti për Euroazinë, gjatë samitit në Uashington”.