TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipi i Partizanit u eliminua nga Qarabagu në turin e parë të Champions League, me rezultatin e përgjithshëm 2-0.
Skuadra vendase fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura. Të kuqtë rezistuan mjaft mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola.
Tashmë Partizanit i duhet të luajë në turin e dytë të Europa League ku do gjejë përballë Sherif Tiraspol. Takimi i parë me Sherifin, do të luhet të enjten e ardhshme, më 25 korrik në “Selman Stërmasi”, ndërsa ndeshja e kthimit më 1 gusht në Moldavi.