AKTUALITET, 21 Korrik 2018, 16:30

Kushtet skandaloze të autobuzave në Tiranë, kondicioneri mbahet fikur në mes të vapës. Një qytetare bie pa ndjenja

Kushtet skandaloze të autobuzave në Tiranë, kondicioneri mbahet

Linja Kombinat-Kinostudio paraqitet problematike në këtë sezon vere. Një rast vjen nga denoncimi i një qytetari, ku një prej frekuentueseve të kësaj linje i ka rënë të fikët.

Shkak mendohet të jetë bërë nxehtësia në autobus,ajri jo i pastër si dhe mungesa e kondicionerëve. Nuk janë të pakta rastet kur vetë drejtuesit e urbanit nuk i hapin kondicionerët duke e bërë lëvizjen me autobusa të pamundur në kryeqytet.

Ja çfarë shkruan denoncuesi për joq:

”Autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio. Një qytetare u shemb në autobus nga vapa.Është tmerr të hipësh në këta autobusa pa sistem kondicionimi, sidomos autobusët e ashtuquajtur fizarmonikë. Falë ndihmës së qytetarëve, zonja erdhi në vete,por kjo nuk është zgjidhje.Çmimet e biletave i rritën, abonetë po ashtu, i bënë me ID, si iu desh qejfi. Po kushtet?…Nuk funksionon kështu se është gjynah për njerëzit, sidomos për të moshuarit dhe për njerëzit.”