TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lartë ka regjistruar në shqyrtim ankimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon sërish masën e sigurisë me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, regjistrimi i rekursit është bërë më datën 18 korrik 2018, ku prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për personin nën hetim, Saimir Tahiri.
Rekursi në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga prokuroria pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm që hetohet për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj nga Vlora dhe për shpërdorim detyre.
Masa e arsetit me burg ishte kërkuar nga prokuroria edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për ish-ministrin Tahiri, por togat e zeza, më 12 maj të këtij viti, refuzuan burgosjen e ish-ministrit duke e lënë atë në arrest shtëpie.
Ish-zyrtari qëndroi në këtë masë vetëm për dy javë, pasi Gjykata e Apelit e shfuqizoi atë duke e lënë të lirë Saimir Tahirin pa masë sigurimi.