AKTUALITET, 21 Korrik 2018, 15:06

Koncensionet, Spahiu: BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar

Koncensionet, Spahiu: BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një status në Facebook shkruan se BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, dhe shton më tej se ky ligj prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare.

Postimi i Spahiut

Gjithmonë besojmë ose i referohemi më shumë se çfarë thonë të huajt për ne, se sa ato që thuhen prej nesh.

BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, ligj që prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare.

Ashtu si “eksperimenti” me reformën në drejtësi, dhe modeli i zgjedhur ekonomik është një zgjedhje e rrezikshme për ekonominë, me pasoja të rënda afatgjate.

Më e rënda është se kemi të bëjmë me diçka të qëllimshme dhe aspak nga padituria.

Qëllimi, përfitime maramëndese, dhe normal, edhe pasi “të largohemi”…