AKTUALITET, 21 Korrik 2018, 15:43

Deputeti i PD i përgjigjet Ballës: Kjo edukatë na ka mbajtur gjallë o Edvini i Librazhdit

Deputeti i PD i përgjigjet Ballës: Kjo edukatë na ka mbajtur

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i pari nga radhët e PS që reagoi për konfrontimin e ofendimet e kreut të PD në Gramsh, Elmas Haruni kundrejt punonjësve të policisë.

Me ironi, Balla e quajti Harunin “Lulzim Basha i Gramshit” dhe e akuzoi atë për fjalorin rrugaçëror të përdorur.

Gjithashtu ai i kërkoi Partisë Demokratike të bëjë një ndjesë publike për këtë ngjarje.

Por Ballës, i është kundërpërgjigjur deputeti i PD, Gent Strazimiri, i cili gjithashtu në një status në Facebook e quan “Edvini i Librazhdit”.

Bashkangjitur një videoje që qarkulloi kohë më parë në media se kryeministri Edi Rama ofendonte një qytetar, Strazimiri shkruan: “Se kjo edukatë na ka mbajt gjallë”.

Postimi i plotë

“Se kjo edukate na ka mbajt gjalle”…

P.S. Ne vend te pergjigjes per Edvinin e Librazhdit, qe tani njihet si derrkuci i Toyota Yaris…