TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Memli Begolli në zonëne ish-Bllokut mbrëmjen e së mërkurës. Policia sekuestroi menjëherë pas ngjarjes pamjet e kamerave të sigurisë të zonës.
Në këto pamje duket qartë se autori që kreu vrasjen e biznesmenit. Ai shihet i veshur me një xhaketë të bardhë dhe në kokë mbante një kapele. Megjithëse ishte mbrëmje ai mbante syze dhe ishte rreth 1.70 cm i gjatë. Burime nga policia thanë se në këto pamje nuk dallohet qartë se kush është personi që kreu krimin me silenciator, pasi fytyra i mbulohej nga streha e kapelës.
Pas kreu vrasjen, autori është larguar fillimisht në këmbë dhe më pas ka hipur në një automjet që e priste në rrugë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që viktima u kishte borxhe të pashlyera. Dyshohet se vlera e borxheve arrinte në 90 mijë euro. Nga mënyra si është sjellë autori dyshohet se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë.