AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 22:02

Bojaxhi: Ata që po ndërtojnë kulla, vijnë nga bizneset e kazinove

Bojaxhi: Ata që po ndërtojnë kulla, vijnë nga bizneset e

Aktivisti Gjergj Bojaxhi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se kullat në Tiranë po i ndërtojnë pushtetarët dhe biznesmenët që merren me lojërat e fatit.

Gjergj Bojaxhi:  Argumentat, që jepen me këto kulla, është se do këto janë punësime, por punësime kishte edhe me hashashin. Këtu blejnë ose ata që kanë lekë nga hasashi, ose ata që kanë njerëz në pushtet. Këto blejnë apartamente, këto janë dy grupimet e mëdha që blejnë,  këto kanë rritur edhe cmimet. Rama dhe Veliaj nuk janë vetëm dhënësit e lejeve, por janë edhe kordinatorë të këtyre. Ata që ndërtojnë kullat, janë njerzit që drejtojnë lojrat e fatit, kazinotë. Kemi më shumë kazino në Tiranë, sesa furra buke, kjo është një kategori. /TPZ.AL/