AKTUALITET, 16 Shkurt 2018, 11:41

Spahiu: Ja pse nuk marr pjesë në 70-vjetorin e minierës së Bulqizës

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ishte ftuar të merrte pjesë në përvjetorin e hapjes së minierës dhe krijimit të qytetit të Bulqizës.

Përmes një postimi në facebook, deputeti i qarkut të Dibrës njofton se nuk mund të marrë pjesë në festime, ndërsa nuk ka dhënë sqarime për këtë vendim të papritur për anullimin e pjesëmarrjes së tij në këtë event.

“I keqardhur shumë që nuk mundem të marë pjesë sot në festimet e 70 Vjetorit të hapjes së minierës dhe krijimit të qytetit të Bulqizës.

Më shumë i keqardhur që ky përvjetor i gjeti mimatorët pa Statusin e tyre, një padrejtësi e shumë qeverive por më shumë e gjoja socialistëve që drejtojnë prej 5 vitesh. Megjithatë, un uroj më të mirat minatorëve e të gjithë qytetarëve të Bulqizës”, shkruan Spahiu.