AKTUALITET, 16 Shkurt 2018, 08:42

Kotzias e pranon: Mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh

Kotzias e pranon: Mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën

Greqia i ka konsideruar të mbyllura çështjet që kanë qenë prej shumë kohësh të hapura me Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë për televizionin “Alpha”, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka theksuar prerë se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet e hapura me Shqipërinë, ndërsa shpreson që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare.

“Kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji, e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”, – ka thënë Kotzias.

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, qendrat e dy vendeve me të cilat kishin probleme të hapura kanë treguar maturi dhe mençuri në raport me fqinjët.

“Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysmë. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”.