TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ironizoi keq kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ai del aq shpesh në televizor, saqë është bërë si anëtar i çdo familje shqiptare.
Bushati foli edhe për mashtrimin e Veliajt për zero ndërtime në Tiranë.
Andi Bushati: Veliaj ka bërë një premtim solemn, para zgjedhjeve të 2015. Ku ka thënë nuk do të firmos asnjë leje ndërtimi, sot ka firmosur 170 leje ndërtimi. Rama pa u bërë kreu i Bashkisë, zonën e Tiranës historike, e konservonte, pastaj kur bëhet vetë e shkatërron, edhe Veliaj njësoj si Edi Rama. Qytetarët shqiptarë janë sehirxhinjë, nuk dalin në protesta, ama një gjë kanë në dorë të bëjnë, sepse këto kulla, me lekët e këtyre qytetaëve do i ndërtojnë. Nëse një familje me 4 anëtar, i pesti është Erion Veliaj. Aq shpesh del në televizor, dhe nuk vjen këtu për të sqaruar për këto kullat./TPZ.AL/