TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit tregon se po rritet frikshëm obeziteti edhe në Shqipëri, por gjithsesi nëse krahasohemi me fqinjët jemi më në formë.
“Renew Bariatrics” ka përpiluar një hartë botërore me të dhënat për obezitetin në shtete të ndryshme. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka prevalencë obeziteti prej 17.6%. E krahasuar me fqinjët, ka prevalencën më të ulët, ku Mali i Zi e ka 20%, Greqia 22.9%, Maqedonia 19.6% dhe Serbia 19.5%.
OBSH, krahas fushatave të vazhdueshme ku bën thirrje për dimensionet që po merr kjo sëmundje, sipas tyre, e parandalueshme, tregon se në 2016 më shumë së 1.9 mld njerëz të rritur ishin mbipeshë, nga ku 650 mln obezë. Në statistikat botërore, 13% e të rriturve ishin obezë dhe 39% mbipeshë.
Edhe për fëmijët, statistikat tregojnë një rritje të dimensioneve të kësaj sëmundjeje. Krahas atyre të kequshqyer dhe nënpeshë, edhe fëmijët mbipeshë dhe obezë po shndërrohen në fenomen shqetësues. Në 2016, mbi 340 mln fëmijë 5 – 18 vjeç ishin mbipeshë dhe obezë.