TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alush Kumanaku rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu, njoftoi policia.
Të afërmit e viktimës janë shprehur për BalkanWeb se 55-vjeçari kishte dalë me delet dhe kur është rikthyer në shtëpi, është mbyllur në dhomë.
Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali.
Kumanaku ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë, mëson BalkanWeb.
Njoftimi i policisë
“Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç,” njofton policia.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.