AKTUALITET, 30 Maj 2018, 10:54

Policia serbe ndalon Eliza Hoxhën në Merdarë, ja çfarë po i kontrollohet

Një fotografi e Eliza Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe, raporton Koha Ditore. Kufitarët serbë u druhen fotografive të Eliza Hoxhës

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Koha Ditore raporton se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen nëse ka ndonjë flamur të Kosovës.