AKTUALITET, 30 Maj 2018, 10:05

Sherr në emision, Frrok Çupi zihet me Murrizin: Jeni një tufë injorantësh, mediokër që degjeneruat partinë

Sherr në emision, Frrok Çupi zihet me Murrizin: Jeni një
Debati në emisionin “360Gradë” mes gazetarit Frrok Çupi dhe deputetit të Partisë Demokratike Myslim Murrizi, ka degraduar në fyerje të rënda.

Çupi i është drejtuar me fjalë të ashpra Murrizit, duke e quajtur injorant e mediokër, që bashkë me të tjerë po rrënojnë Partinë Demokratike.

Pjesë nga debati:

Çupi: Është turp more Murrizi, është turp.

Murrizi: A ke përgjegjësi ti? Për drogën a ke përgjegjësi?

Çupi: Po çfarë thua more…? E degjeneruat demokracinë, ju jeni komunistë

Murrizi: Je në pushtet, media është pushtet

Çupi: Po çfarë thua, është e turpshme, si guxon të vish në studio

Murrizi: Nuk të marr leje unë

Çupi: Ke fyer gazetarët, që ti u thua s’ke realizuar detyrën,

Murrizi: Ju jeni përgjegjës..

Çupi: Jeni një tufë mediokrësh në parti që po e rrënoni atë parti. Keni mbetur zero

Murrizi: Pse mo duhet të jem si Rama?

Çupi: I kërkoni llogari ju gazetarëve si e kanë kryer punën

Çupi: Prap vazhdon, injorant totalë, injorant të llahtarshëm

Murrizi: Frrok mos fol për mua