TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greva e paralajmëruar 24 orëshe në Greqi, ashtu siç pritej ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit në pikat kufitare me shtetin helen në Shqipëri.
“BalkanWeb” shkruan se lëvizja është bllokuar që nga ora 7:00 për makinat private dhe autobusët. Lejohet të kalojnë vetëm qytetarë më këmbë dhe urgjencat. Deri tani sipas gazetares se BW kanë kaluar me këmbë 50 persona. E njëjta situatë edhe nga Kapshtica. Ka një numër të vogël qytetarësh që po kalojnë.
Sindikata e punonjësve në Greqi, ka lajmëruar se do i bashkohet sindikatave të pavarura, në grevën që do të zhvillohet sot. Pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e doganave duke bërë që gjatë së mërkurës për 24 orë, të pezullohen kalimet e automjeteve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.
Greva do të nisë nga ora 07:00 e mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes. Ndërkohë në këto pika do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerë pa çanta. Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët.