TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vrasje ka tronditur fshatin Hot i Ri në Shkodër. Mësohet se shtetasi Kole Fermasi është viktima. Ai është ndarë nga jeta pasi shoku i tij Kristian Shkambi në sherr e sipër pasi kishin pirë e ka therur me thikë, raportojnë mediat lokale.
Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin. Ata në pije e sipër kanë debatuar me njëri-tjetrin pas një ngatërrese të çastit. Shtetasi Kristian Shkambi e ka therur me thikë shtetasin Kolë Fermeasi.
25-vjeçari ka humbur jetën ndërsa autori Kristian Shkambi 30 vjeç është arrestuar në kohë rekord nga forcat e policisë pak larg vendit të ngjarjes. Efektivet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.