AKTUALITET, 2 Prill 2018, 08:42

Kapet ‘mat’ nga burri i gruas, loja që bëjnë çifti në mes të rrugës

Kapet ‘mat’ nga burri i gruas, loja që bëjnë

Një ngjarje sa qesharake aq edhe ironike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal pranë Muzeut të Dëshmorëve në Durrës.

Një çift dashnorësh, të cilët kanë rrezikuar të kapen në flagrancë nga bashkëshorti i gruas, kanë inskenuar para një lokali një skenë sikur ishin të dehur. Madje, dëshmitarët në vendngjarje kanë thirrur edhe ambulancën dhe policinë, pasi çifti ishte i shtrirë në mes të rrugës.

Dëshmitarët kanë thënë për DurrësLajm se një burrë, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Durrës dhe një grua, të dy të moshës rreth 50-vjeç, kanë qenë duke pirë në një lokal, kur papritur aty ka hyrë dhe burri i gruas. Kjo e fundit është ngritur menjëherë dhe është futur në banjë.

Ndërsa burri kërkonte gruan, çifti i dashnorëve u hoq sikur ishin dehur dhe madje u shtrinë në rrugë, në një prej trotuareve në krah të Muzeut të Dëshmorëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ambulanca që tentuan t’i jepnin ndihmën e parë atyre, siç duket edhe nga pamjet filmike. Madje, edhe qytetarët e pranishëm u ofruan t’i jepnin ndihmën e parë.

Por sipas dëshmitarëve, gjithçka u inskenua për të mbuluar lidhjen e fshehtë mes të dyve dhe për të shpëtuar nga furia e zemërimit të burrit, që do të kapte në flagrancë gruan e tij me një tjetër.