LIFESTYLE, 29 Maj 2018, 12:56

Foto/ “Kur isha e vogël më thërrisnin llapushe”, Alketa Vejsiu nxjerr bllof veten e saj në sy të të gjithëve

Foto/ “Kur isha e vogël më thërrisnin llapushe”,

Programi “Në Kurthin e Piter Panit” mbrëmë nisi me një mesazh të fuqishëm ndaj bullizmit. Duke pyetur fëmijët, Alketa tregoi se edhe atë e sulmonin shumë kur ishte e vogël.

“Mua më sulmonin shumë kur isha e vogël. Më thoshin për shembull llapushe”, tha Alketa dhe një prej fëmijëve e pyet: “Po ku i ke?”

“Epo kam pasur fytyrë më të hollë në atë kohë”, tha Alketa e cila sot i ka me të vërtetë të puthitur pas kokës veshët.