TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar për mbërritjen e 121 afganëve të parë në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shqiptare thotë se janë 121 fëmijë, burra dhe gra fatkeqë, ndaj duhet ti urojmë mirëseardhjen, siç shprehet ai, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.
“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan Rama.
Afganët e parë në Shqipëri mbërritën rreth orës 4 të mëngjesit të 27 gushtit.
Ata u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Ky grup i parë i refugjatëve do të strehohet në hotele.
[gallery ids="560067,560066,560065,560064,560063,560062,560061,560060,560059,560058,560057,560056,560055,560054,560053,560052,560051,560050,560049,560048,560047,560046,560045,560044,560043,560042,560041,560040,560039,560038,560037"]