TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca do ta vijojë deri në fund misionin e saj për të evakuuar njerëzit nga Afganistani pavarësisht sulmeve të sotme në aeroportin e Kabulit. Lajmin e bëri të ditur Pallati Élysée përmes një deklarate.
“Presidenti i Republikës dënon me tone të ashpra sulmet terroriste që ndodhën sot pranë aeroportit të Kabulit. Presidenti shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave amerikane dhe afgane, shpreh mbështetjen e tij për të plagosurit dhe përshëndet heroizmin e atyre që janë në terren për të kryer operacionet e evakuimit ”, thuhet në deklaratë.
“Franca do t’i vazhdojë evakuimet deri në fund dhe do t’i vijojë përpjekjet e saj humanitare dhe mbrojtëse për afganët e kërcënuar.”
Deklarata vjen pas konferencës për shtyp të Presidentit Francez, Emmanuel Macron, gjatë së cilës ai u tha gazetarëve se nuk mund të garantonte suksesin e misionit evakuues të Francës, për shkak të situatës së sigurisë në Afganistan.
Ndërkohë, në Afganistan janë regjistruar deri më tani të paktën shtatë shpërthime. Për sulmet përgjegjësi ka marrë grupi militant ISIS.