AKTUALITET, 17 Dhjetor 2019, 21:00

VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Mbylle këtë kanalin që nesër

VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Mbylle këtë kanalin që

Megjithëse sajoi lloj-lloj justifikimesh për të mbuluar turpërimin që kryeministri Edi Rama i bëri me lyerjen e shkallëve të një pallati, kryebashkiaku i Tiranës Erion Velij ka rënë sërish pre e kësaj loje. Gjatë një vizite në Kodër Vishnje Rama i është drejtuar Veliajt për një kanal të hapur.

BATUTAT

Rama: Këtë kanalin do ta rregulloni…

(Veliaj qesh)

Rama: Ç’është ky kanal? … do ta rregulloni këtë kanalin?

Veliaj: Do ta rregullojmë patjetër, por fillimisht rregulluam shtëpitë të fusim kokën dhe pastaj do të bëjmë edhe kanalin.

Rama: Jo pastaj!

Veliaj: Këta janë komshinj që deshën të të takonin…

Rama: Jo pastaj! Kanali duhet bërë nesër.

Veliaj. Po fillimisht duhet bërë shtëpia pastaj kanali.

Pasi vizitojnë shtëpinë e rindërtuar një ish-polici.

Rama: Rregullo kanalin njëherë… Nesër kanalin. Gento…Se do thotë ajo (Vajza) që desha me mësuar anglisht por më ra libri në kanal.

Veliaj: Përtej humorit të kryeministrit…ne Genti duhet të vazhdojmë punën…

Rama: Nuk është humor ky.