Desktop - General - 1
AKTUALITET, 27 Prill 2021, 22:29

Genc Pollo: Ditë e hidhur për demokratët, duhet një projekt i ri

Genc Pollo: Ditë e hidhur për demokratët, duhet një projekt
Ish-deputeti, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Pollo thekson se sot ishte një ditë zhgënjyese për demokratët, ndërsa shton se tani është momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. REAGIMI I POLLOS “Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese. GP”.

Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët....

Posted by Genc Pollo on Tuesday, April 27, 2021